Berisha ftoi Metën në protestë, por në PD nuk mendojnë të gjithë ashtu
Një ditë më parë lideri demokrat Sali Berisha i bëri thirrje edhe LSI-së që t'i bashkohej protestës duke kërkuar ndërkohë qeveri teknike për zhvilimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë sot, deputeti demokrat Astrit Patozi thekson se kjo nuk duhet lexuar si një koalicion parazgjedhor me Ilir Metën, por një koalicion i gjerë kundër Ramës.

“Në këtë protestë janë ftuar jo vetëm LSI, për të cilën kam shumë rezerva, por edhe PS, sepse kjo është ftesë për aleancë për zgjedhjelira dhe është ftuar çdo përfaqësues politik, që kërkon që Shqipëria të zhvillojë zgjedhjelira e të ndershme.

Ne besojmë se shqiptarët që kërkojnë zgjedhjelira janë shumë më tepër se sa partitë politike, përfshirë këtu dhe LSI. Unë do isha njeriu i fundit që do përfaqësoja idenë e një koalicioni me LSI. Kjo e fundit është po aq përgjegjëse për katrahurën ku është zhytur vendi. Ne jemi për evolucionin e ideve dhe evolucionin e platformave”, – pohoi ai në një prononcim për “ABC Neës”.

Demokratët kërkojnë ngritjen e një qeverie teknike me protestat e tyre si edhe shtyrjen e zgjedhjeve duke pretenduar se qeveria Rama nuk jep garanci për zgjedhjelira dhe të ndershme. /Albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori