Napoli merr vendimin përfundimtar për Hysaj

Është raportuar gjatë për një largim të Elseid Hysajt nga Napoli në fund të sezonit.

Madje thuhej se lojtari i Kombëtares së Shqipërisë e kishte kërkuar vetë largimin, pasi nuk gjente hapësira në formacionin bazë.

Por së fundi mësohet se pas një takimi në mes të Hysajt dhe klubit, mbrojtësit shqiptar i është premtuar minutazhë më shumë.

Kjo ka bërë që Hysaj të vendosë të qëndrojë së paku edhe për një vit te Napoli.

Së fundi interesim për Hysajn kishin shprehur Roma dhe Schalke 04.


Shtuar 29.06.2020 15:29