Berisha feston 74-vjetorin, çfarë dhurate i dërgoi Meta (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 74-vjetorin e lindjes.

“Sot dita e të gjitha ditëve të mia, 74 vjetori i lindjes!

Falenderim të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme Zotit, familjarëve të mi dhe ju miq të dashur për udhëtimin mahnitës që më keni dhuruar!”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë, me rastin e ditëlindjes, Berishën e ka uruar sot edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkruan Balkanëeb.

Meta i ka dërguar Berishës një buqetë me zambakë të bardhë e trëndafila ngjyrë blu, që simbolizojnë dhe ngjyrat e flamurit të Partisë Demokratike.

Burimet pohojnë gjithashtu se bashkëngjitur me buqetën me lule, Meta i ka dërguar Berishës dhe një kartolinë.
Shtuar më 15/10/2018, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori