Berisha feston 70 vjetorin (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 70-vjetorin e lindjes. Ai ka përfituar nga rasti për të ndarë këtë gëzim me të gjithë ndjekësit në rrjetin social Facebook.

"Të dashur miq, sapo mbusha 70 vjet! Ditëlindjet për mua janë gjithnje një Fillim i Ri, nje horizont drejt të ardhmes, por dhe një moment për të falenderuar me perulësi Krijuesin, për dritën dhe mirësinë e Tij të pakufishme ndaj meje.

Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre që më shoqëruan dhe më shoqerojnë në udhëtimin tim dhe që kanë në çdo minutë, orë dhe ditë të jetës sime dashurinë, perkushtimin, besimin, sakrificën, ndihmën e tyre të çmuar, pa të cilat nuk do mund të isha kurrë ky që jam.

Të parat që më uruan ishin Amla dhe Dalila, në dhuraten e tyre dhe një flamur kombëtar!!!", ka shkruar Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2014, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori