Kryeministri Sali
Berisha mori pjesė sot nė ceremoninė e pėrkujtimit tė 66 vjetorit tė Kryengritjes sė Postribės, tė organizuar nė 9 shtator 1946, kryengritja e parė antikomuniste nė Shqipėri dhe nė Evropė.
Nė kėtė ceremoni morėn pjesė Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetė tė zonės, Kryetari i Bashkisė sė Shkodrės Lorenc Luka, pėrfaqėsues tė qeverisjes vendore, Kryetari i Komunės sė Postribės, familjarė tė pjesėmarrėsve nė kėtė kryengritje, banorė tė zonės, etj.
Fillimisht, kreu i ekzekutivit dhe personalitetet e tjera vendosėn kurora me lule dhe bėnė homazhe te Memoriali kushtuar kėsaj
ngjarjeje historike, nė qendėr tė komunės Postribė.
Gjithashtu, nė shenjė simbolike Kryeministrit
Berisha i dhuruan njė Flamur tė qėndisur tė studentėve tė shkollės Adem Haxhia.
Duke shprehur kėnaqėsinė e madhe dhe falėnderimet pėr kėtė dhuratė,
Berisha vlerėsoi se ky flamur, nė qelizat e tė cilit prehen shpirtrat e martirėve tė Postribės, por dhe tė gjithė martirėve tė Shqipėrisė, ėshtė flamuri me i bukur qė ka toka sot.
Nė fjalėn e tij, shefi i qeverisė shqiptare i shprehu nderimin mė tė thellė tė tij dhe tė mbarė kombit shqiptar, pėr kėtė ngjarje qė shndrin e do vazhdojė tė shndrijė pėrjetė nė historinė e njerėzve tė lirė, pasi, siē theksoi ai, Kryengritja e Postribės ėshtė dhe mbetet nė historinė e lirisė sė shqiptarėve, ngjarja me e madhe, nga viti 1944 deri nė vitin 1990.
"66 vjet mė parė, ata vendosėn tė mos nėnshtrohen, tė mos pranojnė poshtėrimin e njė regjimi barbar, por tė ngrihen si viganė kundėr tij, tė sakrifikojnė jetėn. Ndaj saj u vėrsulėn, nė Postribė dhe nė Shkodėr, i gjithė aparati policesk i diktaturės komuniste. U ekzekutuan me gjyqe e pa gjyqe, mbi 70 martirė tė kėsaj
ngjarjeje tė madhe, mijėra tė tjerė do tė mbushnin burgjet e kampet e pėrqendrimit, u shpreh
Berisha.
Sipas tij, shembulli, heroizmi, vendosmėria e burrave tė Postribės, do tė kėndohej vit pas viti, edhe nė vitet mė tė errėta tė diktaturės, si njė kėngė e njė thirrje shprese se njė ditė qytetarėt e tjerė do tė ishin tė lirė.
Mė tej, Kryeministri u shpreh se, sot, ne shqiptarėt ecim tė lirė nė rrugėn e idealeve fisnike tė kryengritėsve tė Postribės, por dhe tė gjithė atyre qė sakrifikuan pėr lirinė e atdheut, sepse ne kemi realizuar ėndrrėn madhėshtore pėr tė cilėn ata sakrifikuan jetėn dhe rininė e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012,
ora 17:47