Berisha e Pollo shtrengojne duart e bashkimit
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PDR-së, njëkohësisht zëvendës i tij Genc Bollo kanë shtrënguar duart e bashkimit, pas rreth 9-vitesh ndarje, dhe pas tre vitesh bashkëqeverisje.Është hedhur sot firma e bashkimit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Demokratike të Reformuar. Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PDR-së, njëkohësisht zëvendës i tij Genc Bollo kanë shtrënguar duart e bashkimit, pas rreth 9-vitesh ndarje, dhe pas tre vitesh bashkëqeverisje.

Pollo, tanimë jo kryetar i PDR-së, por pjesë e PD-së tha se ky është një bashkëpunim i frytshëm midis dy forcave politike. Sipas Pollos, këto dy parti nuk i ndan asgjë në program dhe nuk ka dallime midis tyre. Ai tha se ideja e bashkimit, ishte e vetë kryetarit të PD-së Berisha, që sipas Pollos, kjo do t’i shërbejë fitores së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ndërsa kryeministri Berisha, tha se një bashkim i tillë ishte shumë i mirëpritur jo vetëm nga forcat e djathta, por edhe nga të gjithë shqiptarët si dhe Partitë Popullore Evropiane.

“Bashkimi i këtyre dy forcave politike ka në bazë kontributet e rëndësishme dhe vizionin e përbashkët, vizion i cili në Shqipëri faktohet si një vizion i madh suksesi. Faktohet me hapat e mëdha në drejtim të integrimit të vendit në NATO dhe BE, faktohet me arritje të mëdha në konsolidimin e normave dhe standardeve demokratike, lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë”-theksoi Berisha gjatë takimit me Pollon.

Më tej, Berisha tha se nuk mund të injorohet viti elektoral që është përpara, çka ky bashkim do të ndihmojë për suksesin në zgjedhjet e ardhshme të koalicionit aktual qeverisës.

Procesi i bashkimi do të nisë që prej ditës së sotme, dhe sipas Pollos do të përfundoj në fillim të vitit të ardhshëm në të gjitha degët e vendit. (start)
Shtuar më 29/10/2008, ora 17:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori