Berisha e përmendi në listë, reagon ish-drejtuesi i policisë
Pëlqej
Kryeministri Berisha riktheu sot sërish në memorie një listë të publikuar një vit më patë në lidhje me një sërë drejtuesish të lartë të Policisë së Shtetit që ishin me origjinë nga Tepelena, por një prej tyre, Dritan Lena, ish-drejtues në Policinë e Lezhës, reagoi përmes një mesazhi në emisionin Opinion.

Lena theksoi se ka qenë drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe ka një vit e gjysmë pa punë, por nuk deklaroi nëse është me origjinë nga Tepelena.

“Jam Dritan Lena dhe ka shkuar si drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe kam një vit e gjysmë pa punë. Shkaqet e shkarkimit tim mund t’i hetoni”,-mesazhi i ardhur në celularin e Blendi Fevziut.

Shtuar më 23/11/2017, ora 23:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori