Berisha: E keni bërë Parlamentin si të mbathurat e Xhelilit
Sikundër ndodh çdo të enjte edhe seanca e sotme parlamentare ka nisur me replika mes drejtuesve të grupeve parlamentare, për shkak të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Gramoz Ruçi kërkoi që të jepet kohë për grupet parlamentare, për të shqyrtuar vërejtjet e presidentit dhe të dalë nga axhenda e ditës së sotme, për t’u shqyrtuar në javët në vijim. Në kundërpërgjigje, kreu i grupit demokrat Edi Paloka, tha se kërkesa bëhet prej mungesës së votave nga e majta.

“Nëse ishin kaq të interesuar, duhet ta kishin votuar sot dekretin. E vetmja arsye që duan ta heqin nga rendi nuk janë asnjë nga fjalët që tha Ruçi, por sepse nuk ka votat që ta kalojë.

Por sa herë nuk ka votat zoti Ruçi, Parlamenti nuk mund të kthehet në lolo të dëshirave dhe të synimeve të grupit socialist.

Ne jemi kundër heqjes së dekretit nga rendi i ditës”, u shpreh Paloka.

Në mes të replikave ndërhyri edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha: “E keni bërë Parlamentin si të mbathurat e Shukri Xhelilit. Jeni bërë si Xhelili”. /albeu.com/

Shtuar më 23/06/2016, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori