Buffon: Juve konkurron kudo, por fitimi i Champions League është shumë i komplikuar

Legjenda e Juventusit, Gigi Buffon i cili aktualisht luan te ekipi ku u formua si portier, Parma, është shprehur për situatën e aktuale të “Zonjës së Vjetër” me Allegrin në krye.

Italiani ndër të tjera ka thënë se Juventusi gjithmonë konkuron kudo, por fitimi i Ligës së Kampionëve mbetet  i komplikuar.

Buffon i ftuar në emisionin Tiki Tika thotë: ” Juventusi kur duket në vështirësi atëherë gjithmonë befason dhe ka goditje në veshka që e bëjnë të fitojë trofetë më të paimagjinueshëm . Unë shoh gjithmonë protagonist, në çdo garë, por fitimi i Ligës së Kampionëve në vitet e fundit, kundër skuadrave të caktuara, është gjithmonë i komplikuar ”. /albeu.com


Shtuar 23.11.2021 08:59