Berisha: Drejtori i policisë bëri për spital efektivin për një femër
Ish-kryeministri Sali Berisha njofton qytetarët përmes Facebook-ut, se në oborrin e komisariatit të Policisë në Berat ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Sipas një mesazhi të ardhur në inboxin e Berishës, drejtori i policisë në këtë qytet, Hasan Hametaj, në gjendjedehur ka dhunuar në oborrin e Komisariatit një oficer policie.

Personi i dhunuar është mbajtur i izoluar, vetëm që të mos bënte denoncim. “Mollë sherri” për këtë sherr thuhet se ka qenë një femër, ndonëse ende nuk ka diçka zyrtare.

Statusi

Denoncon narkodrejtorin Hasan H, i cili ne gjendje te dehur shtron ne dru oficerin e policise!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

Pershendetje Doktor .
Jam inspektor policie dua tu jap nje informacion eskluziv.Dje pasdite ne oborrin e policise berat narkodrejtori i policise Hasan Hametaj ne gjendje te dehur ka rrahur nje oficer policie te quajtur Albi .Sot gjith diten e kan mbajtur te izoluar qe mos te bente denoncim ne prokurori kete djalin .Sherri thon qe ka lindur per nje femer .Anonim te lutem dhe postojeni se esht gjynah per ate djal.
Shtuar më 25/10/2019, ora 20:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori