Berisha drejt Strasburgut per negociatat
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha udhëton drejt Strasburgut për të marrë pjesë darkën e ndërmjetësuar nga ndërkombëtaret, ku i pranishëm do të jetë edhe kryesocialisti Edi Rama. Berisha shoqërohet nga shefi i kabinetit, Oerd Bylykbashi.
Takimi i Strasburgut organizohet për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike në vend .
Kreu i qeverisë dhe kreu i PS-së, Edi Rama do të ulen sot në tryezë me komisionerin për zgjerim Shtefan për të arritur një zgjidhje për situatën politike.
Në darkë do jenë të pranishëm Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane nëParlamentin Evropian dhe Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialisteve Europianë në Parlamentin Evropian.
Shtuar më 20/05/2010, ora 14:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori