Berisha: Dosja sekrete e BSH në duart e trafikantëve
Pëlqej
UPDATE - Ish- kryeministri Sali Berisha akuzoi sot Ermelinda Meksin se pesë ditë më parë ka dorezuar vjedhurazi ne Parlament dosjen me sekrete te Bankes se Shtetit.

Kjo dosje sipas tij permban te gjitha kodet, hyrjet dhe daljet sekrete te dhomave te kasafortave ku ruhen thesaret e gureve, monedhave te çmuara, lingotave te floririt, kartemonedhave te vendit si dhe eshte vendndodhja e inventarit te plote te tyre.

”Pas serverit te tatimeve, baronet e droges, trafikantet, vrasesit, pengmarresit e Parlamentit kane tani ne dore çdo sekret te Bankes se Shtetit.”- shkruan Berisha i cili i ka bere thirrje Guvernatores ne detyre te kerkoje perforcime dhe te ndryshoje kodet per mbrojtjen e Bankes dhe objekteve te saj. /albeu.com/

Më poshtë teksti i plotë i reagimit:



Shtuar më 13/09/2014, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori