Në fshehtësi të plotë, fejohen dy aktorët e njohur turq (FOTO LAJM)

Dy aktorët e njohur turq, Taner Ölmez dhe Ece Çeşmioğlu janë fejuar. Lajmi i bukur është zbuluar nga mediat turke, ndonëse fejesa është mbajtur në fshehtësi të plotë.

Në fejesë ishin të ftuar vetëm familjarët e çiftit dhe miqtë e ngushtë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ece Çeşmioğlu është e famshme me rolin e “Sulltaneshës Atike” në “Sulltanesha Kosem”, serial i cili është transmetuar edhe ne televizionet shqiptare..

Gjithashtu edhe Taner Olmez është i njohur nga roli i tij në serialin “Doktori i mrekullive”.

Dy aktorët janë prej vitesh së bashku. Taner i propozoi për martesë Eces në janar gjatë pushimeve të tyre në Belgjikë.


Shtuar 10.06.2020 15:13