Berisha do te vizitoje Maqedonine
Albeu.com
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në fund të muajit maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Avancimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në sferën ekonomike do të jetë në fokusin e bisedave që kryeministri Berisha do t’i realizojë me zyrtarët e Maqedonisë.
“Do të bisedohet për avancim të bashkëpunimit në sferën e infrastrukturës me theks të veçantë në Korridorin 8 që është i rëndësishëm për tërë rajonin, avancim të bashkëpunimit në sferën e energjetikës, kurse ajo çka është e rëndësishme edhe avancim të bashkëpunimit në arsim dhe kulturë”, deklaroi për zëvendëskryeministri në Qeverinë e Maqedonisë Abdylhaqim Ademi.

Sic shkruan sot Lajm, gjatë qëndrimit të kryeministrit shqiptar në Shkup do të nënshkruhet marrëveshje e re për ujërat mes Maqedonisë dhe Shqipërisë me çka do të revidohet marrëveshja e vjetër e nënshkruar para 40 viteve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë së atëhershme.

Kryeministri Berisha në Shkup pritet t’i përsërisë mesazhet se stabiliteti iMaqedonisë është me rëndësi të veçantë për shqiptarët dhe kyç për stabilitetin e rajonit. Këto mesazhe Berisha I paraqiti edhe në takimet që javën e kaluar i realizoi me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Maqedonisë në Tiranë.
Shtuar më 12/05/2010, ora 14:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori