Berisha: Do të lidhim çdo fshat me rrugët nacionale
Kryeministri Berisha ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet në aksin rrugor Librazhd-Fushë Studën. Në fjalimin e tij kreu i qeverisë është zotuar se do të lidhte çdo fshtat me rrugët nacionale.


Ai është shprehur se ekonomia shqiptare është solide ndaj krizës financiare globale dhe se qeveria do të vazhdonte me rritjen e rrogave dhe pensioneve.


Gjatë fjalimit të tij ai është shprehur gjithashtu se gjatë 5 viteve qeveria kishte ndërtuar 9 mijë km rrugë dhe se aksi Librazhd-Fushë Studën është një korridor i fuqishëm për zhvillimin e turizmit në vend./albeu.com/

Shtuar më 04/11/2011, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori