Në këtë fillim vere, qeveria vendos të rrisë
rrogat dhe
pensionet në vend. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri
Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat duke theksuar se vendimi do të merret në mbledhjen e qeverisë së ditës së mërkurë.
“Sot kam kënaqësinë t`ju konfirmoj se janë bërë përllogaritjet e fundit dhe në mbledhjen e kësaj të mërkure do vendosim për rritjen e
rrogave dhe
pensioneve në vend” theksoi
Berisha.
Sipas kryeministrit
Berisha, rritja e
rrogave dhe
pensioneve u bë e mundur falë reformave të suksesshme të ndërmarra nga ana e qeverisë shqiptare.
“Nuk ka vendim më njerëzor se vendimi për të rritur në këtë periudhë
rrogat dhe
pensionet për shqiptarët. Rritja e
rrogave dhe
pensioneve është një akt madhor, premtim madhor në politikën sociale të kësaj mazhorance dhe të kësaj partie. Premtimet janë premtime. Ato mbeten në letër nëse nuk shoqërohen me realizime.
Rrogat nuk do mund të rriteshin madje në kushtet të njëjta me vendet e tjera ato do të uleshin në mënyrë të ndjeshme dhe
pensionet s`do mund të rriteteshin por ato do të ngriheshin edhe 20 përqind nëse reformat nuk do të ishin një histori e vërtetë suksesi” shtoi
Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2012,
ora 13:37