E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Berisha: Do njohim çdo rezultat
Në seancën e sotme parlamentare kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të presë institucionet e shtetit për rezultatin zyrtar të zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Më tej kryeministri u shpreh se çdo votë e qytetareve duhej lexuar, pavarësisht nëse një pjesë ishin hedhur në kutinë e gabuar.
Berisha ftoi kryetarin socialist Edi Rama që të presë me durim verdiktin e institucioneve.

"Garantoj Ramën se jemi të pregatitur për të njohur cdo rezultat. Asnjë shantazh, apo skenar nuk mund të shkelmojë votën e qytetarëve. Nëse në këtë vend pushteti jepet në tavolinë, nuk mund të ketë më të ardhme", tha Berisha.


"Maxhoranca mbetet e hapur për bashkëpunim, por nuk mund të bëjë pazar për votën e qytetarëve sepse kjo do të ishte goditja më parësore që mund t'i jepej sistemit demokratik shqiptar", tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2011, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori