Berisha: Do faktohen të gjitha akuzat ndaj Kryeprokurorit Sollaku
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha vazhdon linjën e akuzave ndaj Kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ai u shpreh sot se do të faktohen të gjitha lidhjet e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku me krimin e organizuar, korrupsionin dhe aferat e tjera.Berisha theksoi se "Qeveria ka bërë të qartë se do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në lidhje me Prokurorin Sollaku pasi ky vend nuk ka vakum ligjor". "Ne do t'i faktojmë shqiptarëve, lidhjet e tij fatale me krimin e organizuar, ne do të faktojmë se cilat janë veprimet, faktet, dosjet, dokumentat që e lidhin Prokurorin e Përgjithshëm me krimin e organizuar, korrupsionin dhe aferta e tjera", tha Berisha. Akuzat në drejtim të Kryeprokurorit sollaku , të bëra një ditë më parë nga zëdhënësi i grupit Parlamentar demokrat , Bujar Nishani u cilësuan si sulme ndaj kreut të akuzës. Berisha deklaroi se "Prokurori i Përgjithshëm ka shkelur shumë rëndë ligjet e vendit dhe për këtë do të bëhet përgjegjës". Ndërkohë Kreu i ekzekutivit nuk ka lënë pa përgëzuar të gjithë ata prokurorë, gjykatës apo policë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe të një rëndësie jetike në luftën kundër krimit të organizuar. Ai ka siguruar së në këtë këndvështrim qëndrimi ndaj prokurorit të përgjthshëm nuk ka asnjë gjë të përbashkët me institucionin e prokurorirsë.
nga Aleks Petriti, Gazeta Start
Shtuar më 16/04/2006, ora 22:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori