Berisha: Diskutoni dhe mos vajtoni
Albeu.com
Pas disa deputetëve folës nga ana e opozitës fjalën e ka marrë sërish kryeministri Sali Berisha. Ai iu drejtua deputetëve duke i këshilluar ata që të jenë në konstruktiv në fjalimet e tyre.Ora 14: 05 Pas disa deputetëve folës nga ana e opozitës fjalën e ka marrë sërish kryeministri Sali Berisha. Ai iu drejtua deputetëve duke i këshilluar ata që të jenë në konstruktiv në fjalimet e tyre. Opozita nuk duhet të vajtoje atëhere kur duhet të jete e gëzuar Ai më tej u shpreh duke thënë se është në të drejtën tuaj që të diskutoni transparencen e përdorimit të këtij buxheti suplementar. Në ftesë ka gëzim. Ka një buxhet suplementar vendi. Smund të zgjdhe shumë probleme. Po fakti që vjen për herë të dytë në Shqipëri është për tu përshëndetur. . Nje pjesë e mire e këtij buxheti shkon në zona elektorale tuajat. Ne dasëm nuk vihet me shaminë e vajeve. Po të dëgjojnë njerëzit do kujtojne se buxheti është gogol. Ministri ka marre urdhër të hartoje finalizoje projektin per rrugen e arbrit. Si qenka për tu vajtuar ky buxhet kur financohet rruga kryesore e kombit Durres – morine, kur pensionistet do kenë rritjen e dytë të rrogës brenda vitit. Jam dakort ska realizim të plote të tatimeve. Korporata kryesore ka humbje, sepse blen me 90 dhe shet me 70 dhe kjo është KESH. Detyrohemi ti japim nga të ardhurat e këtij buxheti 50 milion euro ku asnjë smund të thotë se ka pasur thatësirë të tillë na këtë vend.


ora 12: 00 Në seancën e sotme të parlamentit po diskutohet projektligji për buxhetin shtesë.Kryeministri foli dhe per problemin e furnizimit me uje. Ai është shprehur se qeveria ka një program për ujin në të cilin do të sponsorizohet një fond prej 22 mije eurosh Ndersa numëroi projektet ende në letër të qeverisë, vuri ne dukje, se eshte 3 fishuar furnizimi me uje te pijshem, por la te kuptohej se furznimi 24 ore kerkon vite dhe investimeve te medha. Teksa ka folur per energjine, kryeministri Berisha ka theksuar faktin qe hidrocentralet jane ne nje situatë kritike dhe se situata eshte shume problematike. Ai e ka vlersuar energjine si prioritet te qeverisë. “Sot situata eshte shumë problematike. Edhe rajoni eshte ne njekrizë energjitike prandaj ne nuk mund te krijojme tregje energjie” ka thene ai.

“Eshte bere nje studim tek qyteti I Durresit tek I cili mendohet te behen investime rreth 3 here me te medha” eshte shprehur ai. “E rendesishme eshte se po punohet ne menyren me serioze te mundeshme dhe po behen perpjekje te medha. Eshte prituar qe brenda vitit 2007 qeveria do te furnizoje me uje te gjithe vendin dhe kjo do te jete ceshtja do te kete perparesi. Dua tju informoj qe sot ne kemi nje program per furnizimin me uje. Ne kemi nje fond prej 2000 eurosh te cilat perbejne investime 3 here me shume. Ne po levizim me nje shpejtesi te madhe”, ka thene Berisha. “Nje investim i kryer sot ka velre 3 here me te madhe se sa nje investim i kryer neser”.
Shtuar më 19/07/2007, ora 16:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori