Berisha: Dialog keto 2 jave zgjidhja sipas Kushtetutes
Albeu.com
Ceshtja e kutive ka qene tema e bisedave kryesore qe u zhvilluan ne tryezen e shtrenjte franceze ne Strasburg. Hapja e materialeve zgjedhore ka marre "OK" e Berishes, por hapja e fleteve te votimit ka qene pika qe PD nuk e pranon.Nje ekspert i BE do vezhgoje menyren e transparences nga komisioni hetimor. Berisha sot: Do dialogojme dhe do gjejme zgjidhje keto dy jave. Por zgjidhja sipas Kushtetutes!.

BERISHA: DIALOG KËTO 2 JAVË, ZGJIDHJA SIPAS KUSHTETUTËS

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot paradite darkën e Strasburgut me Ramën e ndërkombëtarët duke u shprehur se ekziston zgjidhja e ngërcit politik, por gjithmonë sipas Kushtetutës.
“Ka vullnet për të gjetur zgjidhje brenda dy javëve, por kërkoj të respektohet me cdo kusht Kushtetuta për zgjidhjen”, tha Berisha për mediat.
Kreu i qeverisë tha se gjatë këtyre dy javëve do ketë dialog politik që do kenë në fokus zgjidhjen e krizës politike shqiptare. “Nuk ka vakum ligjor për të mos patur zgjidhje”, tha Berisha.

Ndërkohë po sot, rreth Straburgut do të flasë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.


GSH: JA KU NGECI MARREVESHJA E STRASBURGUT

Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se në bisedimet 5- orëshe në tryezën e iniciuar nga europianët, kryeministri Sali Berisha dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama janë ndarë në kërkesën për hapjen e kutive të fletëve të votimit. Kjo e perditshme ben te ditur se në pranë të komisionerit Fule dhe të presidentëve Daul dhe Shultz, dy liderët e PD-së dhe PS-së kanë shpjeguar qëndrimet e tyre në lidhje me hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Në bisedimet që zgjatën deri në orët e vona të së enjtes, është rënë dakord që komisionin parlamentar për zgjedhjet ta drejtojë opozita. Gjithashtu, u dakordua që edhe shumicën në këtë strukturë parlamentare shqiptare ta ketë opozita. Negociatat kanë ngecur në kërkesën e opozitës për hapjen e kutive të votimit. Kryeministri Berisha ka qenë i mendimit për asgjësimin e tyre, por kryesocialisti Rama ka theksuar se ato duhen të ruhen deri në shprehjen e mendimit të Komisionin të Venecias në lidhje me kushtetutshmërinë e kërkesës së opozitës. Gjithashtu, mësohet se një ekspert ligjor nga Bashkimi Evropian do të jetë i pranishëm në Shqipëri që nga java e ardhshme. Ai do të kontaktojë me ekspertët e PD-së dhe PS-së, për të parë nga afër mënyrën e transparencës që mund të ndërmerret nga komisioni hetimor.

Darka dhe pagesa
GSH shprehet ne numrin e sotem gjtihashtu dhe per batutat qe jane shkembyer ne tryezen frenceze tek "Krokodil". Ndërmjetësit europianë dhe dyshja Rama-Berisha kanë debatuar për mbi 5 orë nën shijen e gatimeve dhe verës franceze. Referuar menusë së këtij restoranti luksoz të afishuar në faqen e tij zyrtare në internet, mësohet se çmimet e një shisheje vere luhaten nga 150 deri në 2000 euro. Një detaj qe permend GSH nga kjo darkë, është se në përfundim të saj ndërkombëtarët i kanë thënë Ramës që, “faturën të takon ta paguash ti”. Por, kjo ka qenë thjesht një batutë që u shoqërua me të qeshura nga kryeministri Berisha, por dhe me gatishmërinë e kryesocialistit për të qenë ai “kavalieri” i tavolinës, por nuk e lane miqte e shtepise.
Shtuar më 22/05/2010, ora 11:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori