Berisha dhe Thaci në Shkup, per 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të mbërrijnë sot në Shkup për të marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.
Kryeministrat Berisha dhe Thaçi do të priten nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Në agjendën e vizitës së tyre ata në mbrëmje do të marrin pjesë në Akademinë Solemne të mbajtur në Pallatin e Armatës në Shkup me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila do të mbyll shënimin e kësaj feste kombëtare. Ky përvjetor është organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, i mbështetur zyrtarisht nga Qeveria e Maqedonisë. Me rastin e kësaj feste në qytetin e Manastirit u lëshua solemnisht edhe godina e meremetuar e Kongresit të Alfabetit, ndërsa janë organizuar aktivitete dhe tribuna të ndryshme shkencore dhe letrare.
Shtuar më 22/11/2008, ora 17:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori