Berisha dhe Rama merren vesh per imunitetin
Albeu.com
Pozita dhe opozita jane gati te bien dakort per te dyten here radhazi per nje nga reformat e konsideruara si me te rendesishme, ajo per heqjen e imuniteti te deputetit. Berisha e ka cilesuar si nje sukses te rradhes kete bashkepunim me opoziten.Ne mbledhjen e grupit te Partise Demokratike kryeministri Berisha beri te ditur se ai dhe kreu I PS Edi Rama kane rene dakort per ta kaluar kete ligj ne parlament.
“Siç e keni marre vesh ne dy deklarata publike nga ana ime dhe e zotit Rama eshte rene dakord qe te shembet muri i imunitetit. Mendoj se kjo perben njerin nga zhvillimet me madhore dhe me te rendesishme te 17 viteve te fundit dhe ndoshta pas ujdise per sistemin e ri elektoral ky konsensus perben te dytin zhvillim me madhor ne reformat e ketij vendi dhe e konsideroj kete deshmi te nje maturimi real te sistemit tone demokratik”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Po keshtu Berisha tha se heqja e imunitetit te deputetit do te vendose barazine para ligjit. “ Me kete reforme realisht ne heqim nje pengese te tmerrshme qe qendronte para gjyqesorit shqiptar per te mbushur misionin dhe funksionin e tij sikurse edhe vete ata zhvishen nga imuniteti, per te cilin ata nuk kane nevoje”, nenvizoi Kryeministri Berisha. Ne fjalen e tij Berisha e vleresoi kete reforme si me te rendesishmen ne keto 17 vjet, duke vleresuar maksimalisht rolin e opozites ne kete pike. (news24)
Shtuar më 12/05/2008, ora 22:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori