Berisha me mbesën mbrojnë Fullanin, akuza ndaj Metës
Pëlqej
Mesa duket, nuk është vetëm ish kryeministri Sali Berisha i cili del krah Fullanit, por edhe mbesa e tij, Dasara Malltezi. Me anë të një statusi të postuar në rrjetin social Facebook, kjo e fundit shkon edhe më tej, duke sulmuar Ilir Metën.

"Nuk mar vesh pse bëjnë kaq zhurmë për këtë punën e bankës… A i ka hetuar njeri politikanët tanë të nderuar, si psh Z. Meta?

Me çfarë parash e ndërtoi vilën e Lalzit, shtëpinë me pishinë në zonën e bllokut?

Po ato fustanet e Alexandër McQueen të zonjës së tij, që para disa vitesh Gazeta Shekulli mbushte faqen e parë për ditë të tëra?

Pa prisni një herë, po atë ditëlindjen me 600-700 të ftuar, me çfarë parash e bëri?

Nuk jam kundër hetimit,por nëse duan të pretendojnë se po ndërtojne shtet ligjor, pra po hetojnë të gjithe, duhet të kenë fakte që implikojnë drejtpërdrejtë, jo foto Instagrami si prova.

Per më tepër, themeli i shtetit ligjor (nëse egziston një i tillë në Shqipëri) kërkon qe të gjithë të jenë të barabartë perpara ligjit, pra të gjithe të trajtohen njesoj, si Z. Meta ashtu dhe Z. Fullani dhe kryeministri dhe njeriu i thjeshtë në rrugë.

Eshtë e pallogjikshme të bëhet kaq shumë zhurme për Z. Fullani, kur kryetari i parlamentit vodhi thesarin e shtetit dhe sot ka 1001 prova të shfaqura nga vete ai me festa që duan shpenzime kolosale, dhe askush s'bën gjë kundër tij.

Nuk vë dorën në zjarr për asnjë figurë publike, por gjëja minimale para se të akuzohen do të ishte të mblidheshin disa prova (jo foto Instagrami) që implikojnë në menyrë DIREKTE guvernatorin e bankës (i cili nuk ka kontakt direkt me parane), jo te akuzohet guvernatori prej arketarit apo punonjësve të tjere të bankës (që kanë kontakt direkt me paranë cash).

Siç thashë dhe më sipër, nuk mund të jem 100% e bindur për ndershmerinë e askujt, por nuk mund të pretendoni shtet ligjor kur 'përzgjidhen' kurbanët e pushtetit, nese do të kishte shtet ligjor atëherë po, do të kishte prova të mirë menaxhuara, dhe çdokush do të merrte atë që meritonte.

Per sa kohë ai burri që rri te karrigia e kryetarit të parlamentit, i'a hedh paq, as mos mendoni se mund të ngrihet zëri për tu gjykuar njeri tjetër", përfundon ajo. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori