E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Berisha, deputetëve të PD: Informoni elektoratin për rregullat
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor demokrat kërkoi që infrastruktura rrugore të ketë përparësi në investimet e qeverisë.

"Duhet të ndërtohet tuneli Tiranë-Elbasan, pasi prej tij përfitojnë në kohë 1 milionë shqiptarë", tha Berisha. Kryeministri theksoi se përparësi e qeverisë mbetet rritja e pagave dhe pensioneve.

Sipas shefit të qeverisë në pritje të liberalizimit final të vizave, qytetarët duhet të plotësojnë rregullat dhe të mos i shkelin ato.

"Jam i sigurtë që shqiptarët nuk do të shkelin rregullat e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian", tha Berisha.

Duke shfrytëzuar mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u kërkoi deputetëve demokratë që të fillojnë kontatet me qytetarët duke sqaruar elektoratin pqë rregullat që duhet të zbatojnë pas liberalizimiz të vizave.

“Duhet të filloni menjëherë një fushatë intensive informimi me elektoratin lidhur me rregullat që duhet të zbatohen pas liberalizimit të lëvizjes” u tha Berisha deputetëve.

Kreu i qeverisë nënvizoi se qytetarët shqiptarë do të zbatojnë të gjitha rregullat në respekt të vendimit historik që mori Parlamenti Europian duke votuar propozimin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave brenda këtij viti.
Shtuar më 11/10/2010, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori