Berisha: Dëmshpërblim për personat e mbyllur në psikiatri
Sali Berisha
Kryeministri Berisha ka kërkuar shtimin e kategorive të cilët duhet të përfitojnë nga procesi i dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit duke futur edhe personat të cilët u mbyllën nga sitsemi komunist në spitalet psikiatrike.


"Ministër i Drejtësisë duhet të shtohen të gjithë qytetarët të cilët u ndryn për bindjet politikespitalet psikiatrike. E vërteta e padiskutueshme është se në spitalet psikiatrike të Elbasanit dhe Vlorës u përdorën njëkohësisht si burgje për kundërshtarët politikë", tha Berisha i cili ironizoi edhe kryetarin e PS për formen e komunikimit me qytetarët në Twitter.

Në mledhjen e sotme të qeverisë Berisha u shpreh se do të ulen më tej edhe çmimet e internetit. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2012, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori