Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Berisha: Demokracia u gropos në 30 qershor
Pas përfundimit të mbledhjes së PD-së me Kryesinë, jashtë selisë së PD-së, në një prononcim për mediat, Berisha tha se vlerat e demokracisë në vend janë groposir me 30 qershor duke shtuar se opozita do të vijojë rezistencën.

“Vlerat e demokracisë të groposur më 30 qershor me farsën moniste të rivendosen një minutë e më parë, ndaj edhe thirrje mbarë qytetarët shqiptarë të vazhdojmë betejën deri në fitoren tonë të plotë akt mençuro i PD që nuk u bë pjesë e farsës së narkoshtetit, farse elektorale ku baronët e drogës e krimit me pushtet e në shpellat e drogës vendosin për fatin e qytetareve është jetike që opozita të qëndrojnë e papërlyer, besnike e vlerave dhe për asnjë sekondë fasadë e regjimi të urryer që kanë pasur shqiptaret nga koha e Enver hoxhës deri sot zgjedhjet janë të dënuara me vdekje, nuk ishin zgjedhje ato, cilido që mendon le të rikujtojë pak konventën evropiane të të drejtave të njeriut për votën, zgjedhjet për të gjitha këto.

KiE bojkotoi vëzhgimin e zgjedhjeve se nuk mund të vëzhgonte farsën, këto janë qëndrime të drejta të popullit e lidershipit. Në 13 tetor a do të marrë pjesë opozitë?

Më lejoni tu them shqiptarëve vetëm një gjë, edhe misioni i ODIHR që e kryesoi famozja Glover, që njihen marrëdhëniet e mia me të, edhe ai me qartësi të plotë ligjore deklaroi se këto zgjedhje janë antikushtetuese në vend. Deklkaroi se dekreti i presidentit është në fuqi, e sfidohet jo nga narkokomisionerët e PS në KQZ,

Duhet ti njohë një meritë, flas për grupin e ekspertizës ligjore, ODIHR deklaroi se dekreti i presidentit mund të gjykohet nga Kushtetuesja.

Me këtë deklaratë shpallën zgjedhjet antikushtetuese. Kurse ata që zgjidhen kolegjin për të gjykuara, le tu mbetet një brejtje ndërgjegje e madhe, për anën në të cilën u anësuan, në anën e farsës moniste, kaq”, tha Berisha.
Shtuar më 04/07/2019, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori