Vrasja e Taulant Beqirajt në Vlorë, Apeli konfirmon dënimin me 18 vite burg për Elton Hajnajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës për dënimin e autorit të vrasjes të Taulant Beqorajt, Elton Hajnaj.

Elton Hajnaj,i është konfirmuar dënimi me 18 vite burg nga Gjykata e Apelit..

I dënuari ankimoi vendimin e gjykatës në prill të 2022-shit dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë.

Ngjarja:

Ngjarja është shënuar në datën 3 mars të 2021-it, pranë Gjykatës së Apelit ku është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj.

Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

/albeu.com/