Berisha: Crans Montana e këtij viti e gjen Shqipërinë të ndryshuar
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur punimet e hapjes së Forumit të Krans Montanës, i cili zhvillohet për herë të dytë në Shqipëri. Në fjalën e tij Berisha ka bërë një përshkrim të punës së qeverisë, duke theksuar se nga viti i kaluar e deri më tani vendi ka bërë përparime në shumë fusha, detyrime këta për plotësimin e standarteve të MSA-së.
Në këtë forum, së bashku me Kryeministrin Sali Berisha, nderuan këtë eveniment të rëndësishëm, Presidenti dhe themeluesi i Forumit Krans Montana Jean Paul Carteron, Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, si dhe personalitete të larta të qeverisë shqiptare dhe qeverive rajonale.

Në fjalën e tij Berisha ka bërë një përshkrim të punës së qeverisë, duke theksuar se nga viti i kaluar e deri më tani vendi ka bërë përparime në shumë fusha, detyrime këta për plotësimin e standarteve të MSA-së. Duke vlerësuar ndryshimet rrënjësore që ka pësuar vendi në rrafshin ekonomik, Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të sigurta drejt objektivit të saj më madhor për të qenë vendi më mikpritës dhe më i sigurtë për investitorët.

Në fjalën e tij, ndër të tjera, Kryeministri Sali Berisha tha: "Forumi i Krans Montanës, i cili mbahet për herë të dytë në Shqipëri, është një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin tonë. Me këtë rast dua të falenderoj zotin Jean Pol Kartero, ekipin e tij, dua të falenderoj Kryeministrin Çeku dhe te gjithë të pranishmit, të cilët me pjesëmarrjen e tyre sot dëshmojnë një respekt të veçantë një besim tek Shqipëria dhe mundësitë e saj".

Sipas tij, Shqipëria e këtij viti, është një Shqipëri mjaft e ndryshuar në rrafshin ekonomik, një Shqipëri që ka bërë hapa të sigurta drejt objektivit të saj më madhor për të qenë vendi më mikpritës, vendi në të cilin ju të zbatoni me lehtësinë më të madhe, me shpejtësi të madhe, me sigurinë më të plotë, projektet dhe ëndrrat tuaja.

Ndër arritjet e tjera të qeverisë, zoti berisha theksoi edhe ato në aspektin ligjor, përmirësimi në administratën fiskale në kuadrin e programit të pragut të mijëvjecarit, përpjekjet për të vënë vendin në moshën dixhitale, dixhitalizimi i arkivave të pronësisë etj.

Sipas tij, “institucionet ndërkombëtare besojnë, dhe ky është dhe mendimi ynë, se ne se jemi në një shkëputje realisht të fuqishme, se ekonomia ka fituar një entuziazëm të admirueshëm. Krediti për ekonominë rritet me shpejtësi shumë të madhe dhe ky kredit në masën 70 % i është adresuar biznesit. Indeksi i kërkesës është shumë i madh. Indeksi i shitjes është dyshifror. Eksportet janë rritur vitin e kaluar me 20 %. Dhe këtë vit pavarësisht nga aplikimi i marrëveshjes së Ad Interim me BE-në, në katër muajt e parë të këtij viti, eksporti është dyfishuar në krahasim me 4 mujorin e parë të viti 2006. Parashikohet një rritje 6 % por jami bindur se do të jetë më e madhe.”.
Shtuar më 10/05/2007, ora 14:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori