Berisha: Nipi i Enver Hoxhës, baroni kryesor i drogës
Edhe ish kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me shpërbërjen e rrjetit të drogës, ku pjesë ishte edhe nipi i Enver Hoxhës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur se Interpoli dhe Europoli çmontuan rrjetin e drogës me baron nipin e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Sipas tij, Ermal Hoxha është i njohur për lidhjet e ngushta me kupolën më të lartë të PS.

"Interpoli dhe Europoli çmontojnë rrjetin e drogës me baron kryesor Ermal Hoxhën, nipin e Enver Hoxhës!!

Të dashur miq, dje pasdite Interpoli, Europoli së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Renda dhe Policinë e Shtetit, kryen goditjen e një rrjeti të madh shqiptaro-kolumbian droge me drejtues kryesor nipin e diktatorit Enver Hoxha, 39 vjeçarin Ermal Hoxha, i njohur për lidhjet e ngushta me kupolën më të lartë të PS në terësi dhe në vecanti e personalisht për lidhjet e ngushta e familjare me Edi Ramen, mik i ngushtë i kahershëm i prindërve të narkotrafikantit.

Ermal Hoxha njihet sipas disa burimeve, sponsorizues ndër më kryesorët i fushatave elektorale të PS dhe veprimtarive të tjera të kësaj partie. Në këtë operacion antitrafik ndërkombëtar u shkatërrua në Xibrak një impiant i madh i prodhimit të kokainës për treg, u arrestuan 8 anëtare të rrjetit shqiptaro-kolumbian të drogës, 6 shqiptar dhe 2 kolumbian, u konfiskuan 125 kg kokainë, rreth 3-4 ton përzjerës të kokainës.

Me këtë rast, le të falenderojmë ne policinë gjermane që zbuloi e para ekzistencën e rrjetit, Interpolin dhe Europolin që organizuan dhe drejtuan operacionin, Prokurorinë e Krimeve të Rënda për hetimin serioz disa mujor të rrjetit si dhe Policinë e Shtetit, që mori pjesë në zbatimin e ketij operacioni të përmasave ndërkombëtare.

Në reagimin e tij të parë dhe zëmekur për këtë operacion kundër rrjetit të fuqishëm të narkotrafikut ndërkombëtar që drejtohej nga një neo-bllokmen, tashmë baron droge, nipi i Enver Hoxhes dhe me miqësi të ngushte familjare me Edvin Kristaq Ramën, ky i fundit në reagimin e tij me të parë vrapoi të sulmojë duke nisur reagimin e tij me fjalët: "Uroj që opozita të mos mërzitet nga kjo arritje e policisë".

Pra hallin e ka gjithnjë tek opozita. Me këtë rast, dua t'i them zotit Rama, këtij krenari pa gjethe fiku, se me ardhjen e tij në pushtet, në vendin tonë zbarkoi Kolumbia dhe se për herë të parë në historinë e vendit mediat ndërkombëtare disa muaj më parë, e kanë etiketuar Shqiperinë si Kolumbia e Europës.

Kjo mjerisht jo pa të drejtë! Muaj më parë, në Mal të Zi u bllokuan njëherazi 80 dhe më pas 250 kg kokainë me destinacion Shqipërinë dhe bosi politik informoi në kohë bosin teknik, i cili u zhduk para hundëve të policisë.

Dy muaj më parë, një operacion antitrafik ndërkombëtar i policive të katër vendeve i koduar "Viluni", dështoi se bosi politik që i printe karvanit të droges, e shpëtoi duke e marrë në makinën e tij imunitare (të deputetit) bosin teknik bashk në momentin më kritik tek do arrestohej nga Policia e tradhtuar nga politika, ai u strehua menjëherë në makinën e deputetit që të nesërmen i binte Shkodrës pash e n'pash në krah të Edvin Kristaq Ramës.

Duke përgëzuar edhe një herë ata që kontribuan në suksesin e këtij operacioni, i bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetojë dhe vendos para ligjit cdo anëtar të këtij rrjeti dhe me hetime serioze të paanshme të zbulojë të gjitha lidhjet e këtij rrjeti narkotrafiku me pushtetar dhe partiak, si dhe cdo sponsorizim elektoral të ketij grupi.

Të hetojë dhe zbulojë kush e lajmeroi neo-bllokmenin Ermal Hoxha, që kishte marrë 300 mijë euro në makinë dhe po nisej ne klandestinitët. Cilat ishin motivet që e shtynë Policinë të mashtrojë mbrëmë qytetarët duke deklaruar që në ora 19:00 se është arrestuar Ermal Hoxha, kurse sot deklaron se narkotrafikanti Ermal Hoxha është arrestuar në ora 1:30 të mëngjesit të ditës së sotme?!

Hetimi serioz dhe i gjithanshëm ka rëndësi kryesore për nxjerrjen e vendit nga kthetrat e krimit të organizuar!!", përfundon Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori