Berisha: Buxheti me i madh ne histori
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri i vendit Sali Berisha, në seancën e pasdites në Kuvend, ka mbrojtur buxhetin e ri të vitit 2009, i cili pritet të miratohet. Berisha tha se ky është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë. Sipas kryeministrit, ky është buxheti i premtimeve të mbajtura.

“Buxheti i lehtësirave, që do të rrisë ndjeshëm të ardhurat për rreth tetëqind mijë familjeve shqiptarëve”-theksoi Berisha në Kuvend. Berisha theksoi se janë rritur në mënyrë të ndjeshme pagat për të gjithë punonjësit e administratës publike si dhe pensionet e të gjitha kategorive. Kreu i qeverisë tha më tej se me buxhetin e vitit 2009 rriten mbi 50% rrogat.

Berisha premtoi se buxheti 20089 do të jetë 5 miliardë dollarë, teksa ka shtuar se rrogat do të jenë më të mëdha se Bullgaria dhe Rumania, vende këto të anëtarësuara nga Bashkimin Evropian. (start)
Shtuar më 21/11/2008, ora 15:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori