Berisha: Buxheti do rrise ekonomine, nuk cenohen projektet e medha
Albeu.com
Duke e vlerësuar buxhetin e vitit të ardhshëm si përcaktues në zbatimin e programit të koalicionit qeveritar , kryeministri Berisha deklaroi se buxheti do përmirësojë frymën sociale dhe nuk do cënojë projektet e mëdha të premtuara nga qeveria, në infrasrukturë, arsim e shëndetësi.
Zoti Berisha deklaroi se në sajë të këtij buxheti , Shqipëria do realizojë rritjen më të madhe ekonomike në Evropë.

Por kreu i qeverisë theksoi se shkurtimi i shpenzimeve të administratës do jetë siç është përcaktuar, pasi sipas tij duhet kursyer çdo qindarkë nga shpenzimet e administratë. "Ky buxhet duhet t'i qendrojë parimit të zemrës së dhimbsur, të qeverisë së shërbimeve.Nuk cënohen projektet e mëdha, buxheti i ardhshëm është vendimtar në realizmin e tyre. Të gjitha akset rrugore, projektet në ujësjellës, shkolla, spitale dhe modernizimi i shëndetësisë do realizohen", u shpreh ai.

Në mbledhjen e qeverisë, Berisha theksoi se do ketë rritje të ekonomisë dhe jo të borxhit. Ai nënvizoi disa herë se Shqipëria nuk ka krizë e recension, por vetëm rritje ekonomike. "Do mbyllim këtë vit me rritjen më të madhe në Evropë", premtoi Sali Berisha.

Ai pohoi se rritja e pensioneve do jetë sërish në axhendën e qeverisë duke premtuar se rritja do vazhdojë sa herë ai të votohet. "Sa kohë do votohem do rris pagat e pensionet. Ne do mbajmë premtimin, e mbajtëm premtimin edhe në vitet më të vështira të krizës botërore", shtoi ai.

Duke iu referuar deklaratave nga opozita për rritjen e pagave e pensioneve, Berisha theksoi se të thuash se të rrisësh pensionet është krim, do të thotë mos dish se çfarë është loti i heshtjes.

Kryeministri shtoi se politika e rritjes së pagave do jetë një politikë konstante.
Shtuar më 28/07/2010, ora 12:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori