Berisha beri homazhe tek varri i Adem Jasharit
Albeu.com
Prekazi është Kruja e dytë e shqiptarëve, ndërsa komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari, kurora e kësaj sakrifice. Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.Në ditën e dytë të vizitës që po i bën Kosovës Berisha, I shoqëruar nga homologu kosovar Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz dhe një vizitë në familjen Jashari. Berisha zhvilloi sot edhe takime me opozitën e Kosovës, UNMIK dhe përfaqësues të BE-së në Kosovë. Ai tha se Shqipëria nuk e ka ndërmend të dërgojë ushtarë paqeruajtës në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s, por Tirana Zyrtare ka zgjedhur mënyra të tjera për të kontribuar në Kosovë. Më vonë, axhenda e Berishës, kulmoi në Prizren, ku në nj ceremoni madhështore festive, ai u shpall qytetar nderi i Prizrenit.

“Asgjë nuk kemi më frymëzuese se Prekazin, Krujën e dytë të shqiptarëve. U preka shumë, sepse i pamë ata fëmijë, ata u lindën të gjithë pas lufte, ata të gjithë kanë marrë emrat e martirëve të familjes Jashari. Por, sërish shndërrimi i ëndrrës dhe sakrificës në realitet është lehtësimi më i madh për këtë familje, për tribunin legjendar dhe për mbarë shqiptarët”, deklaroi Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë.
Shtuar më 07/10/2009, ora 22:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori