Berisha bën deklaratën tronditëse: Tahiri drejt arrestit ndërkombëtar
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në rrjetet sociale ka deklaruar shumë fort se ish-ministri i Brendshëm është drejt arrestit ndërkombëtar, pas lajmit të publikuar në mediat italiane se është prangosur për trafik droge, si kapo i një bande kushëriri i tij.

Statusi i plotë:

Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit nderkombetar!
Miq! Arrestohet ne Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku qe transportoi 3.5 ton droge me skafin e Saje qorrit ne Itali.

Po ju rikujtoj ketu se Habilajt, sipas kontrollit te TIMS kane transportuar dorge jashte vendi 27 here me makinen e kushos-bandit minister Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagami, i kushtoi postin ketij te fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi ate dhe e dha per ndjekje.

Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikerisht diten e vizites se Edi Rames ne Berne. Gjithashu, 3,5 ton droge ne Itali, sipas burimeve te sigurta te vendit mik, eshte transportuar me skafin e Saje qorrit, te cilin ai e bleu dhe e la ne “ruajtje” tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve qe kemi bere ne parlament Saje qorri u detyrua te beje nje akt shitje fallco te skafit te tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze! sb
Shtuar më 16/10/2017, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori