Berisha bën bilancet e qeverisjes 8-vjeçare
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Berisha bëri një bilanc të punës së tij gjatë tetë viteve. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kurrë në historinë e vendit nuk janë bërë kaq shumër reforma dhe investime në infrastrukture.

"Shpreh mirënjohje të thellë për besimin 8-vjeçar që i bëtë maxhorancë së Partisë Demokratike. Theksoj se dy kanë qenë qëllimet e qeverisë, integrimi në institcionet europiane dhe Shqipëria vend i zhvillluar. Tetë vite me parë procesi i integrimit të Shqipërisë ishte i paralizuar. Kjo jo për shkak të partnerëve por për shkak të papërgjegjmërisë të atyre që qeverisnin. Shqipëria kishte hapur negociatat për Stabilizim Asocimin por ajo ishte shume larg firmosjes së saj pasi Shqipëria nuk bënte zgjedhje të lira, sepse korrupsioni thellohej cdo ditë." u shpreh Berisha.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha nuk la pa akuyuar edhe Ramën si njeriu “që me protesta e bojkot u përpoq të bllokonte integrimin e vendit në institucionet euroatlantike”.

“Ju keni votuar e keni marrë vendimin tuaj. Me këtë fjalë nuk kam asnjë qëllim tjetër përveçse personi që votuat dhe përpak do ulet në këto karrige të mos përdorë interesat e tij meskine të pushtetit të tij për të bllokuar një proces që është jetik. Ne mbështesim integrimin dhe ju garantoj se ne do të jemi promotor të pareshtur të këtij procesi.”- tha Berisha.
Shtuar më 05/09/2013, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori