Berisha: Basha personalitet i shquar i PD-së
Lulzim Basha
Kryeministri Sali Berisha në zyrtarizimin e Lulzim Bashës si kandidat për Bashkinë e Tiranës, dhe mbështetjen e tij, duke e cilësuar si një prej qytetarëve më të shquar. “Jemi mbledhur sot për ti shprehur mbështetjen e kandidatit të PD-së, të “Aleancës për qytetarin”, një prej personaliteteve më të shquar të PD-së, një prej qytetarëve më të shquar të kryeqytetit, intelektualëve të talentuar, z Lulzim Basha”.
“Sot ne së bashku jemi këtu për të mbështetur qytetarin e parë të ardhshëm të Tiranës, birin e këtij kryeqyteti që 20 vite më parë, ku me qindra maturantë do të përballej me diktaturën më të egër”.

“Ne mbështesim sot prindin shembullor, në fakt do të bejë fushatë, jo vetë i treti por vetë i katërti..”

“Tirana është vend anëtar i Natos, qytetari i saj bëri gjithcka, cdo gjë që kjo ëndërr të behej realitet dhe Tirana të jetë kryeqytet, vend anëtar i Natos” tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2011, ora 18:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori