Berisha: Autoret e masakres se Srebrenices para drejtesise
Albeu.com
Kryeministri Berisha në një mesazh në publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë me rastin e 15 vjetorit të masakrës masive të Srebrenicës e cilëson atë si një barbari të paparë ndonjëherë.
"Sot është 15 vjetori i barbarisë më të pa parë, genocidit më të egër, më mizor, të pasluftës së dytë botërore, masakrës masive të Srebrenicës, në të cilën mbi 8 mijë civilë, burra, gra, fëmijë, të vendosura nën mbrojtjen të trupave të OKB, u ekzekutuan dhe shfarosën nga falangat e Millosheviçit e Mlladiçit, vetëm e vetëm për përkatësinë e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar" thuhet në mesazhin e kryeministrit.
Më tej Berisha duke e cilësuar 15-vjetorin e masakrës i një përvjetor zije, dhimbjeje thekson se përgjegjësia, por edhe lëndimi i ndërgjegjes së njerëzimit, për këto mijëra e mijëra jetë të pafajshme, të marra mizorisht, janë më të mëdha se 15 vjet më parë. Kjo sipas tij pasi autori kryesor , kryexhelati i këtij genocidi, Radko Mlladiç dhe shumica e xhelatëve të saj gjenden të lirë.
"Shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e tyre, OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë" thekson më tej kryeministri Berisha.
Shtuar më 11/07/2010, ora 15:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori