Berisha: Arrestimi i Mlladiç, triumf
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti lajmin e arrestimit të kriminelit serb Ratko Mlladiç, përgjegjës për gjenocidin dhe barbarinë serbe në Bosnje. “Arrestimi i Ratko Mlladiç njërit prej figurave me gjakësore më famëzeza në historinë e Ballkanit dhe të Europës, përgjegjës kryesor dhe direkt për gjenocidin dhe barbarinë serbe në Bosnje në tërësi dhe në Srebenicë në veçanti, ku organizoi shfarosjen në pak ditë të 8000 mijë fëmijëve burrave dhe grave të pafajshme”, theksoi Berisha.

Më tej kryeministri ka thënë se arrestimi i Mlladiç shënon edhe një triumf të drejtësisë ndërkombëtare, edhe pse i vonuar.

Arrestimi, ndonëse i vonuar i autorit të genocidit dhe masakrave më të mëdha që Europa ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore është triumf i drejtësisë ndërkombëtare dhe ngushëllim i madh për shpirtrat e mijëra e mijërave viktimave të pafajshme dhe familjeve te tyre” thuhet në deklaratën e kryeministrit.
Shtuar më 26/05/2011, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori