Dortmund mposht Koln dhe ndjek nga pas Bayern Munich (VIDEO)

Dortmund ka marrë një fitore te vlefshme ditën e sotme ndaj Koln me rezultatin 2-0.

 

Vendasit shënuan të parët me Hazard në minutën e 40’ duke e mbyllur pjesën e parë në fitore.

Pjesën e dytë Dortmund e nis përsëri mirë kur në minutën e 64’ dyfishon rezultatin me anë të Tigges.

 

Në 10 ndeshje të luajtura në Bundesliga , Dortmund ka grumbulluar në total 24 pikë dhe tashmë ndodhet vetëm një pikë larg vendit të parë ku ndodhet Bayern Munich me 25 pikë./albeu.com


Shtuar 30.10.2021 17:22