Shtimi i rasteve me koronavirus, rikthehet çadra para QSUT

Ditën e sotme pati përsëri një shtim të ndjeshëm të rasteve pozitie, plot 82 të tilla.

Si pasojë, përpara urgjencës së QSUT-së janë rikthyer çadrat të cilat mund tu vijnë në ndihmë qytetarëve që shfaqin probleme shëndetësore.

Pas një periudhë ku kishim në rënie të kurbës së personave të infektuar më COVID-19, në mënyrë të papritur u rrit ndjeshëm numri i të prekurve dhe vatër e marrjes së virusit këtë herë u kthye Qendra Spitalore Universitare në Tiranë.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 82 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 Krujë, 8 Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë. Në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 68-vjeçar nga Puka, i cili kishte edhe sèmundje shoqëruese.


Shtuar 16.06.2020 11:17