Berisha akuzon Beson e Tajvanit: Mafiozi i Edi Ramës!
Berisha ka vijuar akuzat për Beson e "Tajvanit", duke thënë se ai grabiste me corape më 1997 nëpër rrugët e Shqipërisë dhe se është një mafioz i Edi Ramës.

Ja cfarë shkruan Berisha

Krimi ne majat e qeverise Rama - Kokedhima!
Ndeshkohet oficeri qe denoncoi Ajet Sulon, vellain e Besnikut te falimentuar te Partise, per megatrafikun e droges ne Durres.

Te dashur miq, ndeshkohet me largim ne nje rreth te larget, oficeri qe zbuloi fabriken e perpunimit te kanabisit ne Durres dhe qe materialin e dorezoi aty ku ai gjykoi se do perdorej per zbatimin e ligjit.

Burime te brendshme te Policise njoftojne se transferohet ne nje rreth te larget oficeri qe denoncoi rrjetin e madh te narkotrafikanteve, grumbullimit, perpunimit dhe shperndarjes se droges qe drejtohej direkt nga Ajet Sula, vellai biologjik dhe i droges i "çorapes se partise" apo i Besnikut te falimentuar te PS.

Shtoj ketu per dijeni te ndonjerit qe nuk e di se çorape nuk eshte pseudonimi i tij i sigurimit te shtetit, thuhet se ate e kane quajtur te tille pasi ne vitin 1997 ai vinte çorapen ne koke dhe plaçkiste ne aksin rrugor Ballsh - Fier me kallash ne dore me banden e tij, deri edhe bote nafte. Nje dite, njerez te guximshem u kacafyten ne rruge me te dhe ne vend te çorapes se zeze doli fytyra zift e ketij mafiozi te Edi Rames!

Them te Edi Rames sepse me urdher te tij, Saje qorri vet personalisht, i telefonon kapos se grupit trafikant mafioz dhe i thote se arrestimin e tyre nuk e kane nga ai apo policia por nga prokuroria dhe SHISH.

Por jo vetem kaq por Saje qorri i dergon Ajet Zyberin direkt ne Durres Ajet Sules per te siguruar se prapa arrestimit te tyre nuk qendron Ministri apo çunat e krimit por qendron prokuroria dhe SHISH.

E gjitha kjo qe Edi Rama me emrin e Besnikut te falimentuar te Partise do te merrte, per vete dhe sojin e tij, Parkun Rinia per ndertimin e nje garazhi gjigand, me te cilin fiton qindra milione euro!

Ndeshkimi i oficerit te pergjegjeshm qe denoncoi ne vendin e duhur veprimtarine kriminale, narkotrafikante, mafioze te grupit Sula te PS, eshte deshmi tjeter flagrante e sundimit te krimit ne Shqiperi! sb /Albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 20:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori