“Në familje më kanë frikë”, gazetarja tregon vështirësitë

Gazetarja Sidorela Gjoni, ishte së fundmi e ftuar në “Pop Culture” me Dojna Memën. Ajo ka treguar si po e përjetojnë në familje situatën e krijuar nga Koronavirusi.

Sidorela ka treguar se e kupton që familjarët kanë frikë nga ajo, ndonëse nuk ia shprehin. Kjo sepse gazetarja është personi i vetëm në familje që del jashtë.

“Koronavirusi është frikë e madhe. Unë pavarsisht se në shtëpi nuk e shpreh, prekem në momentin që dikush merr mamin tim në telefon dhe i thonë “Shiko se ai personi që intervistoi goca jote para dy ditësh ka dalë pozitiv.” Domethënë prindërit e mi dhe motra ime nuk e kanë shprehur kurrë në shtëpi, por ndoshta kanë dhe frikë nga unë se unë jam personi i vetëm që dal nga shtëpia.

Ata kurrë nuk e shprehin që të më kërkojnë mua që të ruaj një lloj distance, apo të kem kujdes por unë e kuptoj që dhe ata kanë frikë, njësoj siç kam unë që dal çdo ditë nga shtëpia”, është shprehur ajo.


Shtuar 29.03.2020 19:54