Reja:Qava si fëmijë, Jugu i Italisë të qëndrojë në shtëpi

Të gjithë njërëzit në Itali gjatë këtyre javëve të fundit po jetojnë ditë anormale, një prej tyre është edhe trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja i cili në një intervistë për Radio Goal të Napolit, kujtoi eksperiencën e tij te të kaltrit dhe foli për situatën emergjente në të cilën ndodhet Italia.

“Këtë mëngjes mora një mesazh nga Napoli në të cilin fituam 1-0 kundër Interit. Ishte humbja e parë e zikaltërve. Kishte një këngë të Pino Daniele në sfond. Unë kisha një goditje në zemër aty. Fillova të qaja si një fëmijë. Pashë një Marek Hamsik shumë të ri”.

Ndërkohë nuk mund të mungonte edhe shpjegimi për situatën që po ndodh në Itali: “Situata në Bergamo është me të vërtetë shumë e trishtueshme. Unë jam në kontakt me miqtë e mi dhe ata më thonë gjëra tronditëse. Nuk ka vende për të pritur të vdekurit. Nuk guxoj të mendoj se çfarë do të ndodhte nëse do të ndodhte e njëjta situatë në jug. I bëj thirrje të gjithëve që të qendrojnë në shtëpi, në jug nuk ka shumë struktura të përshtatshme për ta përballuar këtë gjendje”, tha Reja.


Shtuar 19.03.2020 22:46