Berisha: Akt terrorist barbar në Paris!
Edhe ish kryeministri Berisha e ka cilësuar një akt terrorist barbarParis, ku mbetën të vrarë 12 persona.

"Akt terrorist barbarParis!
Të dashur miq. Parisi, Franca dhe mbarë bota u shokuan sot nga një sulm mizor terrorist ndaj revistës satirike Charlie Habdo, avanguard e mendimit të lirë në mediat e Francës dhe mbarë botës.

Në këtë masakër makabre terroriste janë egzekutuar dymbëdhjetë vetë, drejtues dhe gazetarë të Charlie Habdo, roje të sigurisë dhe plagosur dhjetë të tjerë, disa prej të cilëve janë në gjëndje kritike.

Duke dënuar me ashpersinë më të madhe këtë akt barbar dhe shprehur ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë familjarëve të viktimave, autoriteteve të vendit mik, uroj që ligji dhe drejtësia të bjerë me forcën më të madhe ndaj të gjthë atyre terroristëve që kanë ideuar, sponsorizuar dhe ekzekutuar këtë akt horror terrorist të shëmtuar!", ka shkruar Berisha në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori