Berisha: 94 % e shqiptarëve pro heqjes së imunitetit
Sali Berisha
Ka nisur në ambjentet e Këshillit të Ministrave mbledhja e qeverisë ku temë kryesore e fjalimit të kryeministrit Sali Berisha është seanca e djeshme parlamentare dhe dështimi për heqjen e imunitetit.

Sipas Berishës, mazhoranca u përpoq të fuste një standart të ri në politikën shqiptare por Edi Rama votoi jo kundër heqjesimunitetit por bllokimit të statusit të vendit kandidat, dhe kjo sipas Berishës bëhet për të tretën herë.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se 94 % e shqiptarëve janë pro heqjesimunitetit, ndaj dhe do të kërkohet referendum popullor. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2012, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori