Berisha: 500 mijë eurot kanë shkuar për oborrin e Surrelit?
Ish kryeministri Berisha ka kërkuar sot në Kuvend që të nisin hetimet për 500 mijë eurot që "Ndocaj i ka dhënë Edi Ramës". Berisha i kërkoi Këshillit të Mandateve, i cili sot vendosi t’i japë mandatin e deputetit Eduard Ndocajt, të hetojë për 500 mijë euro që biznesmeni lezhjan i ka dhënë Ramës.

Berisha tha se kjo shumë e konsiderueshme parash është normale nëse ka shkuar për Partinë Socialiste, por hodhi dyshimet se 500 mijë eurot mund t’i jene dhënë Ramës për oborrin e shtëpisë në Surrel.

"I kërkoj Komisionit të Mandateve të bëjë transparencën e 500 mijë eurove që i ka dhënë Edi Ramës.

Kanë shkuar për PS? Nuk them gjë? Kanë shkuar për oborrin e Surrelit? Duhet të bëhen të gjitha procedurat.

Zotit Ndoci i uroj mandatin, por ky moment është për tu qartësuar, se mbrëmë shqiptarët dëgjuan se si një sipërmarrës yni në Itali, i jep kryetarit të PS 500 mijë euro", tha Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 29/10/2015, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori