Berisha: 4 fakultete te reja per Teknologji Informacioni
Albeu.com
Qeveria ka vendosur për të hapur katër fakultete të reja në vend, të orientuar drejt teknologjisë së informacionit. Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë deklaroi se në universitetet e Vlorës, Durrësit e universitete të tjera do ...... hapen 4 fakultete për përgatitjen e ekspertëve në fushën e teknologjisë së informacionit. "Shqipëria duhet të trefishojnë numrin e studentëve në këtë fushë. Po ashtu duhet të procedohet edhe me shkolla të mesme profesionale që të funksionojnë edhe në qarqe të tjera të vendit", tha ai.
Berisha kërkoi nisjen e punës për kurrikulën më të mirë në Teknologjinë e Informacionit dhe kontraktimin e ekspertëve të huaj duke premtuar njëherësh edhe fondin për kabinetet e studimit.
Ai theksoi se vendimi i qeverisë për të përgjysmuar taksën në këtë fushë është i rëndësishëm, por nuk duhet reshturi së nxituri me çdo çmim zhvillimin e shpejtë të këtij sektori.
Shtuar më 12/05/2010, ora 12:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori