Berisha: 3 miliarde euro kredi nga bankat
Albeu.com
Qeveria miraton në mbledhjen e sotme një sërë kredish që bankat e huaja japin për investime infrastrukturore në vendin tonë. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit se miratimi i kredive vjen pas një besimi shumë të madh që vendi ka krijuar jashtë.
"Tre banka janë angazhuar për rrugët rurale, ndërkohë që shuma totale që miratohet do të ndryshojë Shqipërinë. Gjithë ky financim prej 3 miliardë euro ka një specifikë pozitive, i tërë i përkushtohet infrastrukturës dhe jo si ndodhte përpara rrogave dhe pensioneve "- ka thënë Berisha.

Sipas tij, rruga Tiranë-Prishtinë financohet nga banka gjermane, ndërkohë që banka e Detit të Zi merr përsipër financimin e Rrugës së Arbërit. Ndërkohë që Banka Evropiane do të kujdset për aksin Tiranë-Elbasan dhe Qafë Botë- Librazhd.
Shtuar më 14/07/2010, ora 13:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori