Berisha: 17 shkurti është dita e lirisë së vërtetë të kombit shqi
Albeu.com
Kryeministri shqiptar Sali Berisha Berisha i shprehu mirënjohje profesorit Andrea Rikardi, themelues i Komunitetit të Shën Exhidio, për punën e çmuar të kësaj organizate në ndihmë të Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë bisedës Berisha dhe Rikardi u ndalën gjerësisht në zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në pavarësinë e Kosovës dhe ardhmërinë e shtetit të ri. Kryeministri Berisha u shpreh se dita e 17 shkurtit është dita e lirisë së vërtetë të kombit shqiptar, pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm. Profesor Rikardi theksoi se pavarësia e Kosovës është një ndihmë e çmuar për stabilitetin në rajon si dhe një kthim në realitet për Serbinë dhe popullin e saj, duke parë kështu drejt një të ardhmeje të përbashkët për të dyja vendet drejt integrimit Evropian. Shën Exhidio është e para Organizatë Jo Qeveritare ndërkombëtare e cila erdhi në Shqipëri dhe për vite me radhë ka dhënë një ndihmë të çmuar për shqiptarët, ne fusha te ndryshme.
Shtuar më 29/02/2008, ora 22:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori