Berisha - Ramës: Dil nga psikologjia e bunkerit
Pëlqej
Rama duhet të dalë nga psikologjia e bunkerit ku ju e kaloi rininë e tij. Ai duhet të kalojë nga bunkeri i bllokut në muzeun e Enver Hoxhës”. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Sali Berisha i cili në seancën parlamentare po prezanton projektbuxhetin për vitin 2011.

Berisha theksoi se Edi Rama është përfshirë në psikologjine e bllokmenit i cili nuk ka sensin e pendesës por kompleksin e turpit. Kryeministri e cilësoi buxhetin si më të madhin në historinë e vendit, i një ekonomie e cila renditet në 4-5 ekonomitë e botës me rritje ekonomike në kulmin e krizës.

“Ky është buxheti i një ekonomie e cila shënoi rritjen më të madhe në grupin e vendeve të zhvilluara, buxheti e një ekonomie që ka të gjithë potencialin për një ndryshim cilësor të jetës së shqiptarëve”, konstatoi Berisha.
Shtuar më 25/11/2010, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori