Beri testin e COVID-19, Meta zbuloi shqetësimin gjatë pritjes së përgjigjes
Pak ditë më parë Presidenti Meta bëri testin e COVID-19 për shkak se dyshonte se mund të ishte infektuar me virusin.

I pyetur në emisionin "Open" lidhur me kohën teksa priste përgjigjen për testin e koronavirusit, tha se:

"Jam i lumtur që e bëra, mora për fat të mirë një informacion se kisha qenë në palestër me një qytetar i cili rezultoi i prekur me koronavirus, edhe pse nuk e kisha takuar. Askush nuk e di se cilat mund të jenë pasojat e këtij veprimi.

Kisha vetëm një shqetësim, dy ditë më parë kisha takuar ministren e Shëndetësisë dhe gjithë task forcën dhe shumë të tjerëve iu kisha dhënë dorën pasi nuk kisha asnjë shqetësim. Shqetësimi ishte se çfarë mund të shkaktoje".

Ai kërkoi që të bëhen sa më tepër testime për gjithë ata që kanë simptoma apo kanë qenë në kontkat me persona që kanë rezultuar pozitiv.

Shtuar më 23/03/2020, ora 21:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori